Gjithçka që ke

Një shkrimtare. Një shkrim. I kuq si gjaku. Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen: Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë... More
Available ebook formats: epub mobi pdf lrf pdb txt html
First 10% Sample: epub mobi (Kindle) lrf more Online Reader
About Enkelejd Lamaj

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare”.

Është shpallur fitues i Panairit të Parë të Shkrimtarëve të Rinj, organizuar nga organizata “I Choose to Change the World”, në datat 20 – 21 Prill 2015.

Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.

Ka botuar :

"Gjithçka që ke" #Roman (Arka e Noes, 2021)
"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë" #Përmbledhje me tregime (Dudaj, 2019)
"Ajo e errëta" - Roman (Shtëpia Botuese DUDAJ, 2018)
"Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014).
"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011).
"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)

* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

Learn more about Enkelejd Lamaj

Also by This Author

Reviews of Gjithçka që ke by Enkelejd Lamaj

This book has not yet been reviewed.

Print Edition

Report this book