Ben Blushi

Biography

Romani “Komploti” është botimi i dhjetë i Ben Blushit. Ai e ka filluar krijimtarinë letrare me vëllimin “100 ushtarë”, mandej me romanet “Të jetosh në ishull”, “Otello, Arapi i Vlorës”, “Shqipëria”, “Kandidati” dhe “Kryeministri”; esetë politike “Hëna e Shqipërisë” dhe “Letër një Socialisti”; si edhe librin me portrete “41 sekrete”. Ben Blushi është nderuar me çmime të ndryshme letrare, si çmimi “Kult” (2015) si eseist i vitit për “Hëna e Shqipërisë”, Çmimi Europian për Letërsinë (2014) për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, çmimi “Lumo Skëndo” (2022) për librin “41 sekrete”. Së fundi, Ben Blushi i është kushtuar artit të fotografisë.

Books

Komploti
You set the price! Words: 59,750. Language: Albanian. Published: November 14, 2023 and represented by Botime PEGI. Categories: Essay » Literature
Shqiptarët u ngjajnë dy pleqve që po varrosin të ardhmen, duke bërë kështu një krahasim me faktin që zakonisht të rinjtë largoheshin dhe ata që mbeteshin, ishin pleq pa të ardhme. E ardhmja ishte në arkivol dhe nuk kishte më kush ta varroste.

Ben Blushi's tag cloud

fiction