Nicola Lagioia

Biography

Nicola Lagioia është një autor dhe drejtues radiofonik italian i lindur në 18 prill 1973, në qytetin e Barit. Në vitin 2001 debutoi me romanin e tij të parë “Tre sistemi per sbarazzarsi di Tolstoj (senza risparmiare se stessi)” [Tre sisteme për të hequr qafe Tolstoin (pa kursyer veten)]. Që nga ky debutim ai ka fituar një sërë çmimesh letrare në karrierën e tij, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, mes të cilave mund të përmenden çmimi letrar “Scanno, Super Premio Vittorini” ashtu si edhe çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali “Strega” në vitin 2015 me romanin “Egërsia” (La ferocia). Në vitin 2010 është cilësuar si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë, nën moshën 40-vjeçare. Ka qenë anëtar jurie në Festivalin e Venecies për disa vite me aradhë. Lëvrues i disa zhanreve letrare, si: romani, tregimet dhe eseja, ai mbetet një prej shkrimtarëve më të pëlqyer italianë bashkëkohorë. Që prej vitit 2017 është drejtor i përgjithshëm i Panairit të Librit të Torinos.

Books

Egërsia
Price: $10.00 USD. Words: 119,060. Language: Albanian. Published: January 24, 2022 by Toena. Categories: Fiction » Literature » Literary
Nëse do dëshironim që ta përblidhnim vetëm me një fjalë romanin “Ergërsia” të Nicola Lagioia, e vetmja që më shkon ndër mend është “zvetënim”.

Nicola Lagioia's tag cloud

laferocia    lagioia    toena