Christophe Van Gerrewey

Biography

RRETH AUTORIT
Christophe Van Gerrewey lindi më 1982. Ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Ghent-it dhe në Universitetin Katolik të Leuven-it për shkencën e letërsisë.
Është konsideruar një nga shkrimtarët e rinj më premtues belgë. Në vitin 2012, u botua romani i tij i parë “Kam shumë për të thënë”, një roman në formën e letrës për një dashuri të humbur. Në vitin 2013, po për këtë roman, mori Çmimin e Debutuesve, në 2014, çmimin letrar për Flamandët e Lindjes. Në vitet në vijim, ka botuar edhe romane të tjera, si “Train with delay” (2015) dhe “Werk Werk Werk” (2017). Ka botuar artikuj të ndryshëm për arkitekturën dhe letërsinë në revista të rëndësishme belge dhe europiane. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë për romanin “Kam shumë për të thënë”.
Që nga viti 2015, është profesor i teorisë së arkitekturës në EPEL, Lozanë, Zvicër.

Books

Kam shumë për të thënë
Price: $4.00 USD. Words: 47,070. Language: Albanian. Published: October 6, 2020 and represented by Botime PEGI. Categories: Fiction » Fantasy, Fiction » Fantasy » General
Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor.

Christophe Van Gerrewey's tag cloud