Enkelejd Lamaj

Biography

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm do të jenë përbërësit kryesorë të krijimeve të para. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes.

Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare”.

Është shpallur fitues i Panairit të Parë të Shkrimtarëve të Rinj, organizuar nga organizata “I Choose to Change the World”, në datat 20 – 21 Prill 2015.

Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.

Ka botuar :

"Gjithçka që ke" #Roman (Arka e Noes, 2021)
"Ndonjëherë qëndrojnë përgjithmonë" #Përmbledhje me tregime (Dudaj, 2019)
"Ajo e errëta" - Roman (Shtëpia Botuese DUDAJ, 2018)
"Vendi diku midis" - Roman (Shtëpia Botuese ADA, 2014).
"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2011).
"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)

* Tregimi "Taxi 5" - është përfshirë tek "Tregimet e makthit" -Përmbledhje e autorëve më të mirë (best authors collection) - Numri 4, janar, 2010 (No. 4, January 2010)

Where to find Enkelejd Lamaj online

Books

Gjithçka që ke
Price: $3.99 USD. Words: 111,930. Language: Albanian. Published: June 15, 2022 . Categories: Fiction » Thriller & suspense » Crime thriller
Një shkrimtare. Një shkrim. I kuq si gjaku. Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen: Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë...
Ajo e errëta
Price: $3.99 USD. Words: 76,420. Language: Albanian. Published: June 8, 2022 . Categories: Fiction » Horror » Ghost
Çdo vend ka një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në qoftë se ndokush e ka harruar këtë gjë, Në garë me kohën, dikush duhet të zbulojë të vertetën, përpara se të jetë tepër vonë. Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote, që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.
Vendi diku midis
Price: $3.99 USD. Words: 85,740. Language: Albanian. Published: May 7, 2022 . Categories: Fiction » Thriller & suspense » General
Një histori e errët familjare dhe dashurish të penguara. Një aventurë urbane, mes fëmijësh të humbur, aksidentesh të dyshimta e fantazmash të një shoqërie të trembur, kriminele e të korruptuar.
Libri i bardhë
Price: $2.99 USD. Words: 64,870. Language: Albanian. Published: January 20, 2013 . Categories: Fiction » Horror » General, Fiction » Anthologies » Short stories - single author
Libër i bardhë me tregime te horrorit, misterit, fantastikes dhe jo vetëm...
Gruaja e fotografit (Tregim)
Price: Free! Words: 13,940. Language: Albanian. Published: November 30, 2012 . Categories: Fiction » Themes & motifs » Crime
Tregim i shkurtër, i publilkuar për herë të parë në përmbledhjen me tregime “Libri i bardhe”. Përmban kapitujt e parë të romanit më të ri thriller, "Gjithçka që ke".

Enkelejd Lamaj's tag cloud